Smajl Latifi: Asnjë vërdikt apo dënim nuk është i mjaftueshëm kur drejtësia përballet me fytyra nënash të përvuajtura

Smajl Latifi: Në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës të përfshihet ndihma edhe për sektorin e bujqësisë

Në një intervistë për radion Kosova e Lirë kryetari i Komunës së Rahovecit ka folur për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavrirusit për sfidat dhe vështirësitë. Ai thotë së furnizimet nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë të mjaftueshme, por megjithatë po arrihet administrimi i situatës falë zbatimit të rekomandimeve si nga qytetarët dhe institucionet përkatëse. Latifi bënë të ditur se kjo komunë i ka dezinfektuar disa herë në këtë kohë hapësirat publike. Ai e potencon faktin së nuk është pajtuar me vendimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe për këtë ka pas presion nga bujqit të cilët tani janë në sezonin e punës. Por kryetari tregon së tashmë është bërë një zgjidhje dhe fermerët janë pajisur më leje qarkullimi. I pari i Rahovecit ka thënë së në këtë kohë kemi shumë përvjetor të dëshmorëve e të martirëve të rënë për liri të cilët do të përkujtohen ndryshe nga herët e tjera për shkak të gjendjes së krijuar nuk do të këtë organizime. Në fund Latifi ka thënë se nga qeveria në detyrë kërkojmë që të përfshijë në pakon emergjente për të ndihmuar sektorin e bujqësisë, sepse deri tani nuk kemi parë që janë përfshirë në pakon emergjente që e ka prezantuar Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …