Smajl Latifi: Në Prekaz filloi ndërrimi i madh i dy epokave të kundërta që po ndesheshin ashpër për Liri a Vdekje

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latuifi, ka kujtuar dhe nderuar sakrificën e Jasharajve për Lirinë e Kosovës në përvjetorin e 26-të. Ai ndër të tjera ka thënë: Në Prekaz filloi ndërrimi i madh i dy epokave të kundërta që po ndesheshin ashpër për Liri a Vdekje, pikërisht këtu ku qëndresa dhe flijimi mbinjerëzor i kryetrimit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, vulosi me gjakun e kuq rrugën e pakthim drejt lirisë, e cila për një shekull u mohohej me dhunë e me hekur shqiptarëve të këtij nënqielli.

Nderime dhe lavdi Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 Mars 1998!

Përulemi para veprës monumentale të kombit tonë, Familjes Jashari!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …