Kryetari i komunës së Rahovecit ka bërë të ditur se sot, me bashkëpunëtorë, përuruam objektin për të moshuar, për qëndrim ditor, në një mjedis të bukur e të qetë, tek Epopeja e UÇK-së.
Ky objekt bashkëkohor me natyrë të qetë, u mundëson të moshuarve të komunës tonë qëndrim të rehatshëm dhe u jep hapësirë që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme gjatë ditës.
Në këtë hapësirë do t’u ofrohet edhe kujdesi shëndetësor, me praninë e mjekut/es dhe të infermierit/es.
Komuna e Rahovecit do të marrë përsipër edhe transportin e të moshuarve.
Falënderojmë edhe organizatat “Socio-project” dhe “ASB”, të cilët kanë ndihmuar në inventarizimin e objektit.
Realizimi i këtij projekti kap shumën e përgjithshme: 184,727.5.