Smajl Latifi: Respekt e mirënjohje për familjen qëndrestare Zyberaj të Drenocit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka E filluar ditën në Drenoc, aty ku ishte baza e rëndësishme e UÇK-së dhe ku kanë ndodhur zhvillime që i kanë dhënë kuptim historisë tonë. Pothuajse çdo shtëpi e këtij fshati ka qenë bazë apo strehë e luftëtarëve të lirisë. Në kuadër të manifesitmeve kulturore për nder të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Rahovecit, së bashku me drejtuesit e degës së OVL-UÇK-së dhe bashkëluftëtarët, shenjuam në hartën tonë historike edhe shtëpinë-bazë te shtëpia e eprorit të lartë të UÇK-së, Bedri Zyberajt, ku gjatë luftës janë bashkërenduar aktivitetet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Respekt e mirënjohje familjen qëndrestare Zybreaj të Drenocit, që kontribuuan gjatë luftës në Kosovë!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …