Smajl Latifi: Sa herë të kujtohet lufta e UÇK-së dhe Radio Kosova e Lirë, do të kujtohet e nderohet emri i atdhetarit dhe profesorit, Ahmet Qeriqi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, luftëtari i lirisë, Smajl Latifi: EMRI I AHMET QERIQIT ËSHTË I LIDHUR ME HISTORINË E RE TË KOMBIT SHQIPTAR

Ahmet Qeriqi, njeriu i idealeve të mëdha kombëtare, u nda nga njerëzit e atdheu i tij. Kjo nuk është thjesht një vdekje e zakonshme. Ai përfaqësonte shpirtin e luftëtarit të paepur për çlirim e bashkim. Ahmet Qeriqi tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke na lënë një trashëgimi të begatë. Autor librash e monografish për dëshmorët, kronist i kujdsshëm i rrugëtimit tonë për liri e bashkim dhe drejtues shumëvjeçar i radios atdhetare radio Kosova e Lirë. Gjithçka në jetë e bëri me dashuri të madhe për kombin shqiptar dhe për këto arsye humbja është e përbashkët. Sa herë të kujtohet lufta e UÇK-së dhe Radio Kosova e Lirë, do të kujtohet e nderohet emri i atdhetarit dhe profesorit, Ahmet Qeriqi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi e nderimi për këtë burrë të shquar të kombit shqiptar!

Kontrolloni gjithashtu

Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

PDK ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Qeriqit

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur dhembje të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. …