Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi po i kundërshton masat e reja të marra nga niveli nacional lidhur me kufizimin e lëvizjes. Ai thotë fermerët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre, gjë për të cilën thotë se komuna do t’u japë lejen. Latifi thotë ministri i Shëndetësisë nuk është konsultuar me kryetarët e komunave për këto masa dhe se të njëjtat janë arbitrare. Madje, shton se sot ka parandaluar një protestë të mundshme të fermerëve në komunën që ai drejton, meqë siç tha, janë të indinjuar me veprimet dhe vendimet e qeverisë. Kryetari i Rahovecit, thotë se do të presin disa orë për t’u sqaruar në tërësi çka përmbajnë masat e reja, dhe cilat janë rrethanat lehtësuese për fermerët dhe bujqit. Në të kundërtën, thotë se insiston për një zgjidhje konkrete duke u lejuar qasja fermerëve në tokat e tyre. Duke theksuar se nuk pajtohen me kufizimin që e ka vendosur qeveria, Latifi thotë se ministrat duhet të adresojnë me urgjencë problemet e fermerëve dhe bujqve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …