Smajl Latifi: Sot në 24-vjetorin e rënies në vijën e parë të luftës, përkujtuam Enver Durakun

Kryetari i Komunës së  Rahavecit z, Smajl Latifi ka kujtuar 24 vjetorin e luftimeve në Dobërdelan. Me këtë rast ai ka shkruar: Sot, mbi kodrën e fshatit Ilirion (Dobërdelan), bashkë me familjarë e bashkëluftëtarë, në 24-vjetorin e rënies në vijën e parë të luftës, përkujtuam guximin e pashoq dhe përjetësimin në kujtesën e kombit të dëshmorëve të kombit, Enver Duraku (u plagos rëndë me 28 mars dhe mbylli sytë me 3 prill, në spitalin ushtarak të Pagarushës) nga Krusha e Madhe dhe Shefki Thaçi nga Rogova e Hasit. Kujtimi i veprës së bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve është i përhershëm, sepse ata vepruan, luftuan dhe u flijuan për idealin e lartë të lirisë, e që emrat e tyre i bënë të pavdekshëm ndër breza.

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …