Sot, në 26-vjetorin e rënies së heroit Haxhi Hoti, komandant Lleshi, nga Rogova e Hasit
Hasi është simbol i heroizmit, i atdhedashurisë, i mikpritjes bujare, i sinqeritetit dhe një trevë e rëndësisë së veçantë për lirinë e Kosovës. Hasi ishte portë prej nga hynë luftëtarë të shumtë e të zotët që i dhanë kuptim dhe vlerë të pamatshme luftës për çlirimin e Kosovës. Hasi ishte porta prej nga hyri pushka dhe baroti dhe nga ku u ndez zjarri i lirisë që digjte armiqtë tanë.
Heroizmi i Haxhi Hotit, si pjesëmarrës me rol shumë aktiv në njesitë guerile, i patrembur dhe me shpirtin e tij luftarak, i tejkalon pritshmëritë, andaj, ky kolos i kombit, falë angazhimit të tij dhe rënies së tij në altarin e lirisë, e ka të skalitur emrin në historinë e lavdishme të kombit.
Përulemi deri në gjunjë para sakrificës dhe heroizmit të dëshmorëve tanë!
Lavdi dëshmorëve të trevës së Hasit!
Lavdi Haxhi Hotit-komandant Lleshit nga Rogova e Hasit!