Komuna e Rahovecit ka mbajtur të hënën seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit. Ne këtë rast, kryetari i komunës, Smajl Latifi tha se vlera e lirisë është e paprekshme, teksa shtoi se po aq e paprekshme është edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai tha se UÇK-ja është faktori që bëri kthesën e madhe për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e popullit, si forca që shkroi me gjak e trimëri historinë më të re të Kosovës, dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mos tregtohet me të. Duke folur për 14 qershorin, Ditën e Çlirimit të Komunës që e udhëheq, Latifi tha se data si kjo nuk do të harrohen kurrë dhe se Brigada 124 lartësoi flamurin e luftës çlirimtare gjatë gjithë rrugëtimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …