Smajl Latifi: Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori!

Sot, në Zatriq, përkujtojmë 26-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, po ashtu edhe 15 martirët e vrarë në vitin 1999. Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së e që kontribuoi shumë për çlirimin e atdheut. Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori! Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nder, kuptim dhe aromë të veçantë lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe me gjak. Lufta dhe heroizmi i djemve më të përkushtuar të UÇK-së do të na bëjnë krenarë sot dhe në të ardhmen!

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Në Kopiliq të Poshtëm, Tushilë dhe në Rezallë të Re po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urave

Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e urave që u shkatërruan si …