Smirasit votuan për projektin shtigje të ecjes përgjatë lumit “Smira”

Në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje dje në fshatin Smirë të Vitisë, është zhvilluar procesi i votimit të ide-propozimeve të dhënë më parë nga vetë banorët. Me këtë rast lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti,  i kanë njoftuar banorët rreth këtij procesi që për herë të parë në këtë komunë po pilotohet në fshatin Smirë dhe atë me 1% të buxhetit të investimeve kapitale apo 35 mijë euro. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi. Ndonëse për votim ishin 5 propozim ide shumica e banorëve votuan për propozimin “ Shtigje të ecjes përgjatë lumit Smira” e cila i morri 26 vota nga 50 votues. Ndërkaq propozimet tjera u votuan si vijon: Hapësirë rekreative, sportive, ne fshatin Smire- 22 vota; Rregullimi i shtratit të lumit Smira-3 vota; Adaptimi i hapësirës për atele (pikturë, muzikë, ekspozitë), në shkollën ”Dëshmoret e 5 Prillit’’- 0 vota; Rregullimi i shtegut të çiklizmit Smirë-Viti- 0 vota. Përndryshe buxhetimi me pjesëmarrje si praktikë e re në komunën e Vitisë është në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Kontrata Sociale” nga USAID dhe është përkrahur edhe nga Demorkacia.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …