Gjuha toksike dhe lajmet e rreme janë dominuese në Kosovë, andaj Instituti D4D ka filluar angazhimin për përmirësimin e këtij diskursi, ku janë përfshirë partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me qëllim të krijimit të një kodi të mirësjelljes në rrjete sociale.
Ceremonia e nënshkrimit të Deklaratës së mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe mediave në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. Drejtorja e D4D, Rrezarta Delibashzade Krasniqi është shprehur se nënshkrimi i kësaj deklarate nga akterët tregon gatishmërinë e bashkëpunimit për një fushatë ë drejtë, duke përçuar mesazhe të cilat nuk kanë përmbajtje negative si gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, keq informimi dhe gjuha shpifëse.
Ky aktivitet është pilot për këto zgjedhje, dhe besojmë që rezultatet që do t’i marrim, do të na motivojnë për zbatimin e këtyre parimeve edhe për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, fushata do të përcjellët nga 10 monitorues të cilët do të monitorojnë faqet zyrtare të subjekteve politike, duke përcjellë zotimet e nënshkruara, dhe do të reagojmë nëse do të ketë mos respektimi të kësaj.
Ndërsa, Mark Baskin drejtor i “Center for Humanitarian Dialogue”, ka thënë se “Kjo deklaratë që e nënshkruani sot e vendos Kosovën në një pozitë udhëheqëse në rajon dhe më gjerë dhe ideja është për të krijuar balancimin e ideve për një qëllim të mirë”.
Nënshkrues në këtë deklaratë janë partitë politike, mediat dhe shoqëria civile. Është shumë i rëndësishëm përkushtimi dhe vullneti që kanë të gjitha palët nënshkruese për të parandaluar diskursin toksik ne rrjetet sociale.