Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Socialistët i kërkojnë Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm mbi administrimin e dokumenteve lidhur me raportin e Dik Martit

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste i ka kërkuar Kuvendit, ngritjen e një Komisioni të Posaçëm mbi administrimin e dokumentacionit dhe hartimin një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse, në Shqipëri, mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Raporti do të përqendrohet veçanërisht “mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Sipas kërkesës së dorëzuar në Kuvend që mban firmat e 18 deputetëve të PS, objektivi i Komisionit do të jetë formulimi brenda tre muajve i një raporti të detajuar mbi gjetjet e të gjithë institucioneve shqiptare mbi këtë çështje delikate. Po ashtu, Komisionit të posaçëm parlamentar do t’i vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …