Sogojeva: Qeveria të bëjë heqjen e 18 përqindëshit të TVSh-së sepse kjo e rëndon gjendjen e gastronomisë

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë heqjen e 18 përqindëshit të TVSh-së sepse kjo e rëndon gjendjen e gastronomisë. “Gjatë takimeve që i kemi pasur me ministrin i kemi rekomanduar që bile së paku gjatë kësaj kohe të pandemisë mos të rritet vlera sepse ka qenë deri me datën 31, vlera në 8 për qind kështu që i kemi thënë të vazhdohet kjo mirëpo ata nuk kanë dëgjuar dhe e rriten. Tani gjendja është e rëndë për bizneset sidomos këto hoteleri e turistike të cilat veprimtaria e tyre ka qenë e lidhur shumë me Covid. Ne kërkojmë sa më parë që të hiqen masat ndaj pandemisë dhe nuk ka arsye që të ketë kufizime të orarit. Bile edhe ashtu apelojë tek Qeveria, përkatësisht tek ministria përkatëse që kjo të jetë para datës 17 për arsye që njerëzit e presin atë ditë, dhe mos të ketë kufizime të orarit”, ka deklaruar, Hysen Sogojeva.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …