Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, sërish kandidat për kryetar komune, ka premtuar asfaltimin e të gjitha rrugëve të fshatrave të Bashkësisë Lokale të Ujmirit, që përfshinë lokalitetet Shtaricë, Siqevë, Qabiq dhe Dobërdol të Klinës. Në tubimin elektoral me anëtarë dhe simpatizantë në fshatin Ujmirë, Bashota po ashtu ka premtuar edhe ndërtimin e urës në lagjen “ Mustafa”, kanalizim dhe ujësjellës në ato vende ku mungon, rregullimin e terreneve sportive në shkollat e tjera.
