Dëshmitari, Sokol Bashota, është pyetur nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, se a ka qenë ndonjëri prej të akuzuarve i përfshirë në shkrimin apo publikimin e komunikatave të UÇK-së në vitin 1997. Fillimisht, dëshmitari është përballur me deklaratat e Rexhep Selimit, i cili kishte thënë se gjatë vitit 1997 kryesisht me komunikatat ishte marrë, Sokol Bashota, por ai e ka mohuar. Gjyqtari i ka thënë Bashotës së sipas deklaratës së tij, në atë kohë Thaçi dhe Veseli nuk kanë qenë në Kosovë dhe si mund të jetë i sigurt që komunikatat nuk janë shkruar nga ata. Duke iu referuar pozicionit të tyre që e kanë pas në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për atë kohë. Unë nuk mund të paragjykoj se ata kanë shkruar ndonjë komunikatë, ka thënë, Sokol Bashota.

Sokol Bashota refuzon përgjegjësinë për komunikatat e UÇK-së, pas përmendjes nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Dëshmitari, Sokol Bashota, në procesin gjyqësor, në Hagë,  u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, të cilët e kishin apostrofuar si përgjegjës për komunikatat e UÇK-së, për një periudhë të caktuar. Gjatë seancës gjyqësore, Thaçi kërkoi një konsultim me mbrojtjen e tij, duke i kërkuar gjyqtarit që të lexohej transkripti i deklaratave. Gjyqtari Mettro lexoi një deklaratë të Rexhep Selimit, ku ai kishte përmendur Bashotën si përgjegjës për komunikatat e UÇK-së, deri në vitin 1997. Bashota mohoi të ketë pasur ndonjë rol në përgatitjen e komunikatave, duke theksuar se nuk kishte shkruar asnjë prej tyre. Ai shtoi se pas arrestimit të Nait Hasanit, ai dhe Xheladin Gashi kishin mbetur në Kosovë, por nuk kishin pasur lidhje me komunikatat. Gjyqtari i pyeti Bashotën për deklaratat e Thaçit, ku ai kishte përmendur Bashotën dhe Gashin si përgjegjës për komunikatat pas arrestimit të Hasanit. Avokati i Thaçit kërkoi që të lexohej në detaje transkripti i intervistës, duke i dhënë mundësinë Bashotës të sqaronte deklaratat. Dëshmia e Bashotës do të vazhdojë dhe sot.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …