Sokol Bizhga do të marrë përkohësisht detyrën e kreut të policisë së Shtetit, në vend të Muhamet Rrumbullakut, I dorëheqru një ditë më parë. Konfirmimi vjen nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me vartësit e tij në dikasterin që drejton.Ndërsa deklaroi të hapur garën për përzgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Hoxha garantoi se procesi do të jetë I pandikuar dhe se do të prevalojë merita. Tani , është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …