Sokol Dobruna: Shpallja e luftëtarëve të vërtetë si “mashtrues” dëshmon se dikush po e minon aktakuzën e Blakajt

Sokol Dobruna: Shpallja e luftëtarëve të vërtetë si “mashtrues” dëshmon se dikush po e minon aktakuzën e Blakajt

Ish-kryetari i  Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, thotë se Elez Blakaj ka bërë punë të mirë gjatë hetimit të listave të fryra të veteranëve, ndërsa sipas tij futja në këto lista e emrave të atyre që kanë luftuar vërtetë, po bëhet vetëm për ta dëmtuar hetimin dhe për ta bërë të pa vlefshëm atë. Dobruna i cili tashmë ushtron edhe profesionin e avokatit në Kosovë, në një prononcim  thotë se rasti i ‘veteranëve të rrejshëm’ teorikisht në bazë të përmasave, mund të konsiderohet si vepër penale. Megjithatë ai thotë që personat të cilët paraqiten vetë për të treguar që janë veteran të rrejshëm, nuk duhet të ndiqen penalisht. “Në qoftë se është e vërtetë se qenkan 19 mijë e tash edhe 2 mijë që janë shtuar, tash 21 mijë. Teoria juridike shkruan se vepra që ka përmasa shumë të mëdha, si në rastin konkret, atëherë kjo mundet të konsiderohet si vepër penale, teorikisht. Ata që e kanë nisë, mendoj se kishte me qenë më objektive me iu ndërpre këto edhe mos me u ndjek penalisht, ata që paraqiten vet”, ka thënë ai. Për të, fakti që në këto lista janë futur edhe emrat e atyre që kanë luftuar vërtetë nën emblemën e UÇK-së, dëshmon se dikush po e bënë këtë kundër Blakajt, me qëllim që ta bëjnë të  pavlefshme aktakuzën e përgatitur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …