Në intervistën e dhenë televizionit Dielli, kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka shpalosur aktivitetet dhe projektet e realizuara në këtë komunë. Ai veçoi faktin se komuna e Vitisë, ka një progres të theksuar në ekonomi, infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të mirë me diasporën. Në këta gjashtë muaj ai ka theksuar se kjo komunë ka pasur shumë investime kapitale. Kemi realizuar shumë memorandume bashkëpunimi me shtete të rajonit. Morava e Binçes ka qenë sfidë dhe tani e kemi kthyer në prioritet. Tani kemi ndihmën e MMPH,së. Morava do të jetë e rivitalizuar me një shëtitore 6 km. Do të rregullohet edhe lumi Letnica. Do të rregullohet gjithashtu edhe rruga e me ketë edhe zhvillimi bujqësor dhe ekonomik, ka thënë kryetari Sokol Haliti për intervistën dhenë TV Diellit
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …