leoni

Sokol Haliti: Nëse do të isha kryeministër, pas deklaratës së fundit të Escobar-it, do të jepja dorëheqjen brenda 10 minutave

Në intervistën e dhënë për Televizioni Dielli dhe Radion Kosova e Lirë, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënvizoi disa pika thelbësore: kryetari Haliti tha se për të, rrugetimi politik nuk ishte i vështirë pasi ishte i përgatitur për këtë. Kjo përgatitje rezultoi në arritje në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, zonave ekonomike, infrastrukturës rrugore dhe turizmit. Ai shprehu synimin për të krijuar një konglomerat të qendrave në përfitim të banorëve të Vitisë. Ndërkaq për ndarjen buxhetore, ai potencoi faktin se  qeveria ishte e padrejtë ndaj komunës së Vitisë, duke dhënë një shembull konkret të dallimeve në shumën e fondeve për banorë. Për kokë banori komunës së vitisë ia ndarë 3 euro ndërsa banorëve të komunës së Shtimës ku qeverisë vetvëndosje 104 euro. Por pavarësisht kësaj ndarjeje të padrejtë buxhetore,  kryetari Haliti ka arritur të sjellë investime kapitale nga donatorët, duke ndihmuar komunitetin në zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve. Është e rëndësishme që qeveria të ketë preambul për marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në, dhe se integrimi në NATO duhet të jetë një synim kryesor. Ai gjithashtu deklaroi se nëse do të ishte kryeministër, pas deklaratës së fundit të Escobar-it, ai do të kishte dhënë dorëheqjen brenda 10 minutave. ( intervistën e plotë mund ta ndiqni në orën 21 e 30 në Tv Dielli dhe në Radion Kosova e Lirë ).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …