Vitia si komuna me numrin më të madh të personave të prekur me koronavirus, po ballafaqohet me mungesë të maskave, dorezave dhe ushqimeve. Në këtë komunë deri në këto momente janë shtatë persona të infektuar nga kjo pandemi, e cila deri tash ka prekur gjithsej 20 persona në gjithë Kosovën. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes telefonit deklaroi se nuk ka ndonjë rast të ri i cili dyshohet se është i prekur nga COVID19. Ai thotë se kanë edhe mungesë të furnizimit me ushqim për familje me gjendje më të rëndë sociale. Haliti thekson se masat që i kanë ndërmarrë po i respektojnë banorët e Vitisë. Kreu i kësaj komune potencon se ka mungesë të maskave, dorezave përkundër që vazhdimisht kanë kërkuar ndihmë nga institucionet qendrore.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …