Sekretari organizativ i AAK-së për diasporë, Sokol Mehmetaj është shprehur i shqetësuar lidhur me organizimin e transportit të votave nga Cyrihu i Zvicrës. Mehmetaj shkroi se votat po transporoheshin në mënyrë të rrezikshme për një periudhë prej të paktën tre ditësh. “Si mund të sigurohemi që këto vota, të ruajtura në një automjet në tranzit, të mos manipulohen ose ndryshohen gjatë këtij udhëtimi të gjatë? Rreziku i mashtrimit është i lartë dhe kjo vë seriozisht në pikëpyetje besimin e publikut në procesin zgjedhor”, shkroi ai ndër tjerash. Ai thotë se është e pakuptueshme që KQZ “zgjodhi një transport rrugor kaq të rrezikshëm, kur zgjidhjet më të sigurta dhe më të shpejta, si dërgimi me rrugë ajrore, ishin kryesisht të realizueshme”. Transporti ajror jo vetëm që do të kishte siguruar shpërndarje më të shpejtë, por edhe siguri më të mirë të votave, duke ulur ndjeshëm mundësitë e manipulimit”, shkroi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, serbët në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë dhe dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesë veriore
Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “Rojat e urës” në Veri të …