Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë që gjendja shëndetësore e të ndjerit, Naser Makolli, i cili vdiq në burgun e Lypjanit, ishte në rregull, mirëpo është përkeqësuar kohëve të fundit. Atij iu ka dhënë ndihma e parë dhe nuk është shkelur asnjë procedure. Qendra e Paraburgimit në Lipjan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan e kanë pranuar ne gjendje të rëndë shëndetësore, por me shenja jete. Aty është konstatuar se Naser Makolli është i vdekur dhe është pritur që të vijë prokurori dhe forenzika që të bëjë autopsinë e tij. Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, por si duket kohët e fundit është përkequësar gjendja e tij shëndetësore”, tha Zogaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …