Sokrat Kotherja: Sali Berisha e Ilir Meta janë, tradhtarë, katilë, kusarë

Sokrat Kotherja: Sali Berisha e Ilir Meta janë, tradhtarë, katilë, kusarë

O njerëz të mirë,  të urtë e bujarë, me emrin e ndritur shqiptarë! Flakni tej këto dy figura politike, që unë i quaj siç janë, tradhëtarë, katilë, kusarë. I flakni në greminë,se këta na kanë lënduar,na kanë plagosur,na kanë vrarë njerinë, lirinë, demokracinë në Shqipëri.E kam fjalën për dy burra. Njëri plak e tjetri i ri. Nuk dua t’u përmend emrat,por njeri është tropojan e tjetri skraparlli.Ne i njohim mirë, se kanë tridhjetë e ca vjet që na qorruan sytë dhe na shurdhuan veshët me deklaratat e tyre sa banale dhe aq tinzare për pushtet e pasuri. Me paaftësinë e papërgjegjshmërinë goditen rëndë lirinë e demokracinë, shkatërruan shtetin, Shiten, dogjen e mbyten Shqipërinë, Vetëm për të mbushur thesin. Dhe me genjeshtra e mashtrim, me hipokrizi, korrupsion e krim, forcuan pushtetin,shtuan pasurinë, duke vënë nën këmbë drejtësinë. Populli shqiptar, flas për shumicën, kur i shikon dhe i dëgjon në kulm i urren.

 Këto fytyra i urrejnë dhe drurët dhe gurët e ketij vendi. Ato duket sikur thërresin: -Si nuk u bëtë njëherë njerëz, por vetëm brejtës, o tradhtarë, katilë, kusarë! Keto figura të së kaluarës së errët, thonë se Shqipëria është në rrezik sot. Jo, Shqipëria nuk është në rrezik sot nga një qeveri e ligjshme, dalë nga vota popullore, por do të jetë, nëqoftëse këta do të vijnë përsëri në pushtet.Atëhere vajmedet! Por kjo nuk do të ndodh, se shqiptarët do të nxjerrin jashtë loje, ata njerëz xhambazë e sharlatanë që shesin fjalë ndershmerie para mashtrimit të radhës. Nuk do të bëhen kurrësesi, viktima të premtimeve kuq e zi plot emblema smbolike me pëllumba të bardhë e të zinj.Plaku tropojan nuk largohet nga jeta politike e vendit, megjithë dështimet katastrofike të politikës së tij,me gjithë mijëra e mijëra arkivole të shqiptarëve që mbanë mbi shpinë,ai kërkon të mbajë peng edhe më tej politikën shqiptare, sepse tani ka dhe të riun skraparli në qerren e prishur të poshtërsisë. Ai deklaron se do ta çojë këtë Parti (ka veç gjysmen e saj)në fitore në të ardhmen, kur dihet nga të gjithë votuesit,nga i gjithë populli shqiptar humbja e PD këto vitet e fundit, ishte humbje e thellë, ishte katastrofë për këtë Parti.Kështu ishte dhe për Partinë e skraparlliut.

Era e ndryshimit si kurrë më parë i përfshiu. Ky Edi Rama burrë i gjatë, i bëri partitë e tyre felë e kafshatë, ndaj ata kanë inat. Por duhet ta dinë mirë, megjithëse ata e dinë por bëjnë sikur… Nuk e bëri këtë ndryshim ai burrë i gjatë dhe Partia e tij, por populli shqiptar, o tradhëtarë, katilë, kusarë. Por mbi të gjitha humbja e juaj  është shprehje e katastrofës ku e çoi vendin dhe popullin qeverisja e PD me në krye tropojanin plak. Ai dhe Partia e tij, ti dhe Partia jote skraparli, që ke dhe sy e faqe e quan Partia e Lirisë, provokojnë gjithmonë krizë deri në gjakderdhje, pra, janë qëndrime në dëm të demokracisë shqiptare. Në këto kushte ju keni thelluar hendekun midis Partive tuaja dhe popullit shqiptar. Por në vend që pas shpërthimit të krizes në Partitë tuaja, të dilnin njerëz të rinj, mbeti gjallë fryma e vjetër, që keni kultivuar ju prej disa vjetësh, fryma e konfrontimit me Partitë e tjera, fryma e urrejtjes patologjike ndaj kundërshtarëve. Partitë tuaja mbeten peng e koncepteve të vjetra politike, autoritariste dhe të konfrontimit me alternativat e tjera. Ju dhe Partitë tuaja mbeten burim tensionesh dhe konfrontimesh të rrezikshme për shqiptarët dhe Shqipërine. Ju dhe partitë tuaja nuk njohën asnjë loj reformimi dhe reflektimi rreth atyre që kanë ndodhur në vendin tonë. Qëndrimi juaj në krye të partive tuaja është dëshmi e gjallë se ju nuk e njihni përgjegjësinë për gjendjen në të cilën e keni çuar vendin dhe qytetarët shqiptarë dhe Partitë tuaja, o tradhëtarë, katilë, kusarë! Nuk do të mjaftonin shekujt për të larë krimin tropojani plak, zhelegu që u bë dash, se në vend të lodrave fëmijët, luajnë me plumba e kallash.

 Atë do ta akuzojnë shqiptarët papushim edhe pambarim, se e shkërmoqi shtetin, se e shkatërroi, e dogji, e mbyti Shqipërinë, vetëm e vetëm për të mbushur thesin. Aty pranë tij, je dhe ti skraparlli. Në vitet që do të vinin,qeveritë e tij dhe ai, fluturonin me presh,more zotni!Se u bë thertore nëna Shqipëri, se shqiptarët për një copë tokë, për një vijë ujë, për hiç gjë, kot,  vriteshin e priteshin e bëheshin trok. Ky avaz vazhdon dhe sot, se e shtruat rrugën e krimit ju, që e bëtë të flasë me veten e vet popullin e shkretë shqiptar, tradhëtarë, katilë, kusarë. Heret a vonë, ju do t’i villni në këtë jetë, ato që keni ngrënë e keni vënë mënjanë me korrupsion e krim. Kështu mendoj unë dhe shokët e mi, që jemi shumica në Shqipëri, që nuk i kemi besuar kurrë krekosjet e juaja butaforike.

Kërkoni mandat tjetër, ju që keni vënë gurë në zemër, ju qe bëtë siç deshet me lirinë, demokracinë dhe e çuat në buzë të gremines Shqipërinë. Se jeta jonë sot është në fije të perit, e kanë në dorë djajtë e ferrit. E di populli se kush janë djajtë kryesorë të ferrit në Shqipëri, një tropojan dhe një skraparlli. Ai në humneren e viteve ka për t’u hedhur gjithnji, se populli e di mirë ku e kanë vendin tradhëtarët, katilët kusarët. Por ata dine dhe një gjë tjetërse kjo botë jallane ngryset piperkë e gdhihet patëllxhane. Ndaj për dëmin e pallogaritshëm që i keni shkaktuar shqiptarëve dhe Shqipërisë, do të merrni atë që u takon, se drejtësia vonon, por populli nuk harron.

Keni qenë në majat e shtetit si president dhe kryeministër. Jo vetëm nuk i realizuat ato që morët përsipër, por në çdo cep të Shqipërisë i korruptuari gjeti hapësire dhe u përpoq të nxjerrë përfitime sa më mirë. Banditi gjeti terren, u armatos gjer në dhëmbë. Çdo lloj krimi ogurzi, rrinte kudo në këmbë. Mafiozi u bë si bisha, lulëzoi demagogjia e hipokrizia në zyrat e shtetit, por dhe në kisha e xhamia. Nga maja e piramidës dhe deri në rrugët e dhive të fshatit gjarpëroi pabesia e kërbaçi, të mirrte frymën i pacipi dhe i vrazhdi. Në këtë turbullirë çoroditëse mirrte formë fantastike fati, sidomos për ju dhe për ata që qëndronin rreth jush,se ju nuk u qarkullon ndër deje gjak i pastër shqiptari. Prandaj nga sytë këmbët ikni! Në politikë vota popullore ka kaq vjet që ua mbylli derën, ndaj hidhni e prisni dhe për pak ditë, se do të ngrihet drejtësia dhe do t’u numëroj prapësitë, dredhitë e pabesitë, se ju me fjalë e vepra na sollët një dramë të re, një dramë të përgjakshme, e cila vazhdon dhe sot. Ajo e ka konfliktin brenda vetes, mes njerëzve të thjeshtë, të pafajshëm e pa shpresë dhe politikës amorale e syleshe, e shtetit pa zë me administratë burokratike, shpesh injorante e gjakpirëse, që ka qëllimin e vetëm, zhvatjen e hallexhijve gjithë jetën…

Pra, ju të dy kapitalizëm spekulator vendoset në Shqipëri. I lidhet dorë për dorë korrupsionin e krimin. Ky kapitalizëm i egër, plagë shumë të rënda çeli, paturpësi e flliqësi hodhi në qiell e tokë. Matrapazët e batakçinjtë  mirrnin guxim e forcë, funksionarët e shtetit korruptonin, nënpunës, gjykatës, policë… Sa i dua proceset demokratike! Por nuk mund të presësh demokraci e drejtësi, nga mbetjet e flliqësive politike, siç jeni ju dy kryesorët, një tropojan dhe një skraraparli, që i vutë zjarrin nënës Shqipëri për para e pasuri. Për ju, emblema e shoqërisë, emblema e shtetit është bërë kartmonedha, ku shitet e blihet çdo gjë. Dhe nderi, dhe shpirti, dhe zemra. Kjo është gjendja më çnjerëzore. Na e sollët ju peshqesh, “reformat” e juaja, qeverisjet e juaja. Me kartëmonedhë në dorë, në Shqipëri hyri derri, dosa e djalli me brirë, për të na zhytur më shumë, për të na marrë frymën e për të na çuar në varr… Ju kënaqeshit dhe i puthnit atje ku s’thuhet misionarët e huaj, të zinj e të bardhë. Rendi i juaj shtetëror ishte fund e krye i korruptuar me funksionarë të babëzitur.

Këtë tipar të përçudnuar, ua njohu mirë populli i uritur, ua njohën mirë dhe të huajt. Ndaj në qarqet shtetërore e politike u detyruan të rrini urtë,të zbatonit me servilizëm çdo urdhër. Elektorati shqiptar këto gjëra kujtoi dhe votoi për një Rilindje. Fitorja ishte e madhe. Pra, për Rilindjen elektorati me votën plebishitare rrëzoi sikur nuk qe, një diktaturë bastarde pa fre. Miqtë në Evropë dhe në botë e përcollën jehonën e kësaj fitoreje me dashamirësi. Shpresoj e besoj se do të futemi në Evropë me dinjitet e siguri. Grini sa të doni sallatë, bëni gam-gam përsëri e përsëri, ti tropojan plak dhe ti skraparlli, me një grusht njerëz që keni me vete  dhe me prapësi, dredhi e pabesi, nuk besoj kurrë se ju do të fitoni. Në llumin e urrijtjes popullore do të përfundoni. Populli ynë i mirë i urtë dhe bujar do t’jua vari teneqen, se ju jeni kartë e djegur, jeni e vjetra që duhet shembur. Këtë mendim ka dhe Brukseli e Uashingtoni. (SOT)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …