leoni

Sondazh i Top Channelit vë në pah se 79. 44 % e të anketuarve pajtohet me qëndrimin e Amerikës dhe Anglisë, kundër Ilir Metës

Akuzat dhe kërcënimet arrogante të  Ilir Metës kundër   SPAK-ut dhe Altin Dumanit, shkaktuan  reagime nga  Amerika, Britania e  Madhe dhe Delegacionit të BE në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme. Krahas kësaj  kundërshtie  të fortë të ndërkombëtareve, Ilir Meta  sa djathtas dhe majtas,  ka humbur edhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë ( të cilën realisht nuk e ka pasur kurrë). Këtë e tregon edhe ky sondazh i Top Channelit. Gjatë 24 orëve të fundit është publikuar pyetja  “Ambasada amerikane doli në mbrojtje të kreut të SPAK Dumani.  A jeni dakord me të?” Në këtë sondazh deri më tani kanë votuar 6400 persona. Shumica dërrmuese prej 79.44 %  pajtohet me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa 14.51 % kanë votuar jo dhe 6.04% thonë se nuk e dinë. Këto të dhëna tregojnë vijueshmërinë e qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë në mbështetje të SPAK-ut për t’ i dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë e krimeve  të politikanëve të djeshëm e të sotëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …