Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është imponuar nga Beogradi. Gjithmonë ka qenë politikë e Beogradit t’i instrumentalizojnë serbët e Kosovës. Ne kemi bërë shumë anketa e hulumtime dhe ne e dimë se çka mendojnë ata për Beogradin. Kanë shumë probleme me Beogradin por edhe varen prej tij, kështu që janë njëfarë pengu i Beogradit dhe krejtësisht impotentë për të bërë diçka vetë e edhe nëse bëjnë diçka vetë do të kërcënohen nga Beogradi. Veprimet e fundit të Serbisë, përmes serbëve të Kosovës janë bërë me qëllim që pala serbe t’i ikë një marrëveshjeje serioze në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke përmendur këtu edhe propozimin franko-gjerman. Është shumë e popullarizuar këtu të thuhet që Kurti është përgjegjës për të gjitha. Por, shumë njerëz e kuptojnë që ky është manipulim sepse ju e dini që kjo marrëveshje e Berlinit dhe Parisit nuk është pranuar nga Beogradi, ashtu siç tha edhe Ivica Daçiq.
