Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, ka bërë komente thelbësore lidhur me situatën aktuale në Kosovë, veçanërisht në lidhje me bojkotin dhe rolin e Beogradit në jetën dhe ekonominë e serbëve të veriut të Kosovës. Ajo shpreh shqetësim për situatën. Beogradi ka dorën e parë të kontrollit mbi serbët e veriut; edhe pse ata janë të pakënaqur me Beogradin, serbët mbeten të varur prej tyre financiarisht, veçanërisht ata që punojnë në institucionet arsimore, shëndetësore. Zonja Biserko ka shprehur shqetësim edhe për gjendjen ekonomike të serbëve në veri të Kosovës, duke thënë se duhet një qasje e re dhe stabilizim ekonomik për ta. Me liderë kriminal si Milan Radojçiqi, tabloja e integrimit në jetën institucionale dhe shoqërore kosovare është shumë e vështirë. Sa i përket Vuçiqit, Biserko tha se ai është një pengesë për konsolidimin e sovranitetit të Kosovës. Vuçiq ende po luan, dhe kjo do të jetë krejt në kurriz të serbëve në veri, tha ajo. Në fund të bisedës, Biserko vuri në dukje destruktivitetin e Beogradit zyrtar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …