Sonja Biserko: Perëndimi do ta parandalojë çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, Serbia nuk do të tolerohet ta kalojë vijën e kuqe

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserkeo  ka thënë se Perëndimi do ta parandalojë çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës dhe se Serbia nuk do të tolerohet që ta kalojë vijën e kuqe. Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë tregon se Perëndimi është gati për ta mbrojtur Kosovën dhe për ta parandaluar çdo ‘ekskursion’ nga Serbia. Megjithatë, kosovarët kanë frikë se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe dhe çdo përpjekje e Beogradit për të ndjekur aventura të reja nuk do të tolerohet. Banjska nuk u fal, por Serbisë nuk iu vendos asnjë sanksion”, ka thënë Biserko në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”. Perëndimi, veçanërisht Amerika pret që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas zgjedhjeve të sotme do ta realizojë atë që ka premtuar, “që është kryesisht zbatimi i planit gjermano-francez për normalizimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …