Tash e disa javë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po kërkon një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. E kjo “dëshirë” do t’i plotësohet atij të mërkurën në Bruksel, ku edhe do mbahet takimi. Siç njofton Aleanca Veri-Atlantike, më 19 korrik Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, pret Vuçiqin me të cilin në orën 19:00 do ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. Sipas pritjeve të mysafirit, kryetemë e bisedës do jenë zhvillimet e fundit në Kosovë. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, me seli në Beograd, Sonja Biserko, thotë se shteti serb po pengon konsolidimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian e NATO, në të cilën aleancë, Serbia është deklaruar se kurrë nuk e do anëtarësimin. Ajo tha se nëse Beogradi tenton të bëjë diçka në Kosovë, duhet ta dijë se do të ndeshet me NATO-n, e jo me Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …