Sonja Biserko: Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike dhe ardhjen në pushtet të ish-kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald Trump. Biserko është pesimiste se do të ketë progres në dialog, pavarësisht takimeve të mundshme të nivelit të lartë por edhe të kryenegociatorëve në Bruksel. Ndërkaq, thekson se perëndimi nuk po e shtynë Serbinë të përmbushë kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.  Biserko kërkon nga Bashkimi Evropian që të ketë fokus dialogun edhe pas zgjedhjes së strukturave të reja në union. Ajo shton se në rrethanat aktuale ka potencial për një krizë dhe tension mes palëve Takimi  në Bruksel dështoi, pasi kryeministri Kurti edhe pse kishte premtuar nuk mori pjesë për në takimin trepalësh

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …