KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje. Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë. Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK! Ky turne është përkrahur nga Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria në Kosove, Departamenti i Sportit ne Komunen e Prishtines dhe Rotary Club Newborn Prishtina. Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2021, nga ora 18:00.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …