Sonte në mbrëmje përfundon manifestimi tradicional gjithë popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendarm Adem Jashari, familjes Jashari të Prekazit dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Aktivitete të shumta kulturore përkujtimore e tematike janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Sot në ditën e tretë të Epopesë, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, me ç’ rast edhe përfundojnë aktivitetet treditore, tashmë tradicionale të këtij manifestimi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …