leoni

Sot fillon zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore por partitë politike ende pa qëndrim unifikuar për zgjatjen e saj

Sonte në mesnatë në Kosovë përmbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit

Në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Partitë politike deri në mesnatë duhet të përmbyllin përpjekjet për të bindur votuesit e regjistruar që të mbështesin përfshirjen e tyre në qeverisjen e ardhshme të vendit. Nesër, do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, pra më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës. tubime këto të cilat u bënë në kohë pandemie COVID-19 Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve.  Siç njofton KQZ numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. Po ashtu, sipas listës përfundimtare të certifikuar u bë e ditur edhe për të dhënat e votuesve nga jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit (13 – 21 janar).

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …