Sonte në Televizionin Dielli, duke filluar në orën 20.00 shfaqet premiera e filmit dokumentar: “Kryengritja e marsit dhe e prillit të vitit 1981”, që i kushtohet rezistencës së protestuesve më 2 dhe 3 prill të atij viti, në relacionin Prishtinë-Besianë, në fshatin Besi, të Prishtinës. Ata, asokohe kishin rrëmbyer armët për t iu kundërvënë forcave policore e ushtarake të ish RFSJ-së.
Prej ditës së nesërme, më 2 prill 2017 duke filluar nga ora 22.00 për shtatë ditë rresht, transmetohet emisioni “Bisedë në studio” ku protestuesit e asaj kohe, ish të burgosurit politikë: Zijadin Hoxha, Zymer Krasniqi, Avni Llumnica, Fadil Shala, Sami Leci, Agim Leci dhe Vehbi Leci, do të shpalosin kujtimet e tyre për protestat, arrestimet, dënimet, burgjet në të cilat kanë kryer dënimin dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar dhe ballafaqohen edhe sot në Kosovë, prijatarët ndër të parët e Republikës së Kosovës.