leoni

Nata e Zjarreve

Sonte përfundon manifestimi tradicional në kujtim të “Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Sonte përfundon manifestimi tradicional gjithë popullor  në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari të Prekazit  dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Aktivitete të shumta kulturore përkujtimore e tematike  janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Sot në ditën e tretë të Epopesë, bëhet  ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, me ç’ rast edhe përfundojnë aktivitetet treditore, tashmë tradicionale të këtij manifestimi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …