Sonte përpara Tetarit Kombëtar të Kosovës do të ndezën qirinjë në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Ndezja e qirinjëve do të bëhet në ora 17:00. Ky aktivitet po shënohet në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor dhe është organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, në bashkëpunim me partnerët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë. Përndryshe, dje në Kolegjin “Tempulli”, është bërë dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku.
