Disa zëra të njohur për përhapjen e sensacioneve dhe hipokrizisë, po kurdisin profka të ndryshme, po përhapin fjalë pa shije, madje edhe duke iu gëzuar faktit se kryeadministratori paska qenë sëmurë, se nuk paska udhëtuar në Tiranë, për këtë apo atë arsye, se u dashka të largohet nga vendi e lajme të tjera të neveritshme, që nuk i përkasin kodit të moralit intelektual e aq më pak kodit të mikpritjes shqiptare.
Zotëriu, Soren Petersen, gjatë tërë misionit të tij në Kosovë ka treguar dhe po tregon pjekuri politikë, sens diplomatik dhe mbi të gjitha ka treguar gatishmëri për bashkëpunim, jo vetëm me grupimet politike dhe institucionet e vendit, por me të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës, racës, fesë, apo përkatësisë sociale. Ai madje ka gjetur kohë për të marrë pjesë edhe në emisionet, që përgatisin kullerët nëpër disa TV të vendit.
Duket pasur parasysh faktin se z. Petersen është emëruar në postin e tij nga KS i OKB-së dhe ka një mandat të caktuar, jo vetëm të kodit të sjelljes, por edhe të veprimeve të caktuara, të cilat nuk mund të dalin jashtë kornizave që i nënkupton misioni i tij.
Po të bëjmë krahasim me kryeadministratorët e mëparshëm, përveç ndoshta me z. Bernard Kushner, të gjithë kryeadministratorët e tjerë kanë qenë më pak të suksesshëm dhe më pak përkrahës të çështjes së pavarësisë së Kosovës. Ta mohosh këtë fakt z. Petersen, është marrëzi sepse, qoftë me pozitën e tij, qoftë me intuitën diplomatike, qoftë me qëndrimin burrëror, por edhe babaxhan në disa raste, ai ka zbuluar në tërësi vetveten, ai nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të improvizuar, apo për të vepruar diçka prapa shpine sikur kanë vepruar në raste të caktura kryeadministratorët: Holkeri, Hakerup e të tjerë.
Kryeadministratori, Soren Petersen nuk mund të bëjë për ne më shumë sesa ne duam dhe jem të gatshëm të bëjnë për veten tonë. Ai nuk mund të derdh gjakun e tij për lirinë e Kosovës, derisa zyrtarët tanë dehen e shkarraviten nëpër plazhe apo hotele luksoze kudo nëpër Evropë. Nuk duhet kërkuar nga Peterseni që ta sjellë pavarësinë sa më parë, sepse ai nuk ka mandat për këtë, por çuditërisht ka simpati, të cilën madje edhe nuk e fsheh në raste të caktuara. Ta marrësh nëpër gojë për të keq një diplomat të nivelit, por edhe të përgjegjësisë së tij, për momentin kyç nëpër të cilin po kalon vendi ynë, është një paparëgjegjësi naive, por edhe një dozë e shprehur e paturpësisë dhe dashakeqësisë.
Nuk mund të bëjë Peterseni atë që ne nuk jemi të gatshëm ta bëjmë për veten dhe të mirën tonë. Sepse nuk mjafton ta dëshirosh punën e mirë, por duhet edhe t i përvjelësh krahët për ta bërë atë.
Nuk ka mandat z. Soren Petersen për t iu thënë dashamirëve të pavarësisë, ja, merreni pavarësinë sepse e keni merituar, vetëm sepse jeni përcaktuar për të. Nuk mund të bëjë çudira, z. Petersen, me zyrtarë të korruptuar dhe të pamoralshëm të Kosovës, edhe pse nuk do të ishte e ndershme, që zyrtarëve të tillë t’ua fshihte të ligat, por si nuk ka mandat për t’ i hedhur para gjyqit, sepse tekefundit këta qeveritarë i ka zgjedhur dikush dhe përderisa i kanë zgjedhur si të tillë, atëherë edhe duhet të pajtohemi të na grahin, kështu si po na shalojnë.
Është gabim i pafalshëm të akuzohet z. Soren Petersen, për shkak të zvarritjes së procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, kur dihet, (të paktën do të duhej të dihej), se cili është mandati dhe misioni i tij në Kosovë dhe cilët janë politikanët e Kosovës që për një çështje të thjeshtë nuk merren vesh mes veti.
Dhe, të jemi realistë, z. Petersen do të mbetet në kujtesë të shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të tjerë të Kosovës, si diplomat i kujdesshëm, si njeri i dashur dhe tolerant, si njeri i detyrës, i njohur për modesti, çiltëri dhe gatishmëri fenomenale për të bashkëpunuar me të gjithë. T’ ia dëshirosh të keqen një njeriu të tillë, vetëm sepse është i emëruar i OKB-së, duhet të jesh politikisht i verbër, ose duhet ta bësh punën e djallit pa ditur saktë përfitimin. Çka përmban në esencë kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova? Kërkesat për largimin e UNMIK-ut nga Kosova nuk janë kërkesa serioze dhe është fat që këto kërkesa që nuk vinë nga njerëz seriozë, sepse dihet se kush e ka caktuar mandatin e OKB-së në Kosovë, dihet kush përkujdeset për këtë mandat. Dihet po ashtu se kush është kompetent për të menaxhuar me këtë mandat derisa të bëhet zëvendësimi i UNMIK-ut me EUMIK-un. Për këto punë të mëdha të Kosovës së vogël nuk janë pyetur asnjëherë pubertetlinjtë e vonuar, kullerët e studentët e përjetshëm dhe disa nga “azganët” e partive të falimentuara politike, që nuk kanë arritur të kenë përfituar as një autobus të mbushur plot me elektorat. Për të ardhmen dhe fatin e Kosovës do të pyeten ata që kanë luftuar për të, ata që i kanë lënë gjymtyrët në luftë kundër bandave vrastare të Milosheviqit, ata të cilët kanë njëfarë mandati sa i përket këtij procesi, i cili tashmë ka filluar dhe po bën tutje. Nuk do të duhej lejuar që këtë proces ta stërkeqin ata që nuk dinë çka duan, por dinë të bëhen pengesë, pikërisht atëherë kur nuk duhen pengesa asfare.
Na pëlqeu apo jo, UNMIK-un e kemi pasur fat në fatkeqësinë tonë. Dhe nuk duhet harruar se kjo administratë ndërkombëtare e ka prapa KFOR-in, OKB-në, BE-në, Grupin e Kontaktit dhe të gjitha mekanizmat e tjerë vendimmarrës të botës.
Nuk janë këta zotërinjtë e UNMIK-ut këtu, për të na bërë qejfin dhe për të na plotësuar dëshirat tona, apo për të na shëruar veset e prapësitë tona, apo për të punuar për ne, e ne të rrimë duke pritur se çka po na japim më në fund, sepse ne jemi gjithnjë në pritje të asaj çka do të ja jepet, e nuk jemi të zotët ta rrëmbejmë atë që na takon, duke qenë se në momente vendimtare i bëhemi pengesë njëri tjetrit. Nuk janë këtu, paqeruajtësit ndërkombëtarë për t’ i përzënë nga Kosova kurdo që të na teket, dhe kurdo kur pubertetlinjtë e parapolitikës marrin turr për të na treguar sesi u bëkan ndërrimet dhe përmbysjet revolucionare, “me metoda paqësore”, me shkrimin e afishimin e grafiteve dhe me yshtje të tjera madje edhe naive. Nuk kanë zbarkuar këta “unmikinanët” në këtë vendin tonë për t’i bashkuar trojet shqiptare, kur për këtë nuk janë përcaktuar shumica e vetë shqiptarëve.
UNMIK-u nuk është fajtor pse nuk nënshkruhet përmbajtja e vërtetë e vlerave të luftës së UÇK-së. Dashur pa dashur duhet pranuar se shumica e njerëzve tanë ende mendojnë se Kosovën e ka çliruar NATO-ja. Janë shumicë ata që deklarojnë se nuk ka pasur fare luftë në Kosovë. Për këtë nuk mund të fajësohet as edhe Zyra ligjore e UNMIK-ut, sepse janë vetë këta udhëheqësit tanë që ndryshe veprojnë, por ndryshe deklarojnë gjatë fushatave zgjedhore.
UNMIK-u nuk është fajtor për ngecjen e proceseve politike.
UNMIK-u nuk është fajtor kur një njeri me një nivel nënmestar të dijes dhe perceptimit politik postohet në tri vende kyçe qeveritare, sepse njeriun e tillë e zgjedh politika ogurzezë dhe jo ata që derdhën gjakun dhe lanë gjymtyrët për çlirimin e Kosovës.
Për lëshimet, gabimet, pazotësinë dhe ndeshtrashën tonë nuk duhet fajësuar të huajt, sepse ata nuk janë fajtorë për mosdijen, për bajraktarllëkun dhe miopinë tonë politike. Të keqen duhet ta identifikojmë brenda vetvetes, atje ku ajo ndodhet, atje ku është strukur.
Nuk na ka faj z. Soren Petersen pse jemi të këtillë si jemi. Nuk mund ta ndërrojmë as ta përzëmë UNMIK-un, sepse kështu duan disa qindra vetë, qoftë edhe disa mijëra bashkëmendimtarë të tillë, por duhet të ndërrohemi vetë ne, duhet t’u lëmë hapur rrugën atyre që kanë treguar me vepër se dinë çka duan dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë.
Është koha e fundit për këndelljen e fundit dhe për ta zënë vagonin e fundit, që çon drejt pavarësisë. Po u vonuam, po lejuam degjenerimin e këtij procesi, e keqja do të na mbetet brenda dhe këtë e dëshiron mbi të gjitha Serbia dhe të gjithë ata që nuk ia duan të mirën këtij populli.A.Q.