Këto ditë, “SOS Kopshti” nga Prishtina ka dhuruar inventarë për Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani” në Shtime. Falë bashkëpunimit të mirë me drejtoreshën e SOS Kopshtit, znj. Remzije Krasniqi, drejtoresha e IP “Albiona Asllani”, znj. Kimete Hoxha-Jakupi ka siguruar 15 shtretër për fëmijë, 17 ulëse, prej të cilave 4 janë me forma gjeometrike, dyshekë, jastëkë, një tavolinë ushqimi si dhe një sasi të materialit didaktik.
“Gëzohem për faktin se këto pajisje do të lehtësojnë punën e edukatoreve tona me fëmijë të moshave të ndryshme. Institucioni ynë është i veçantë për neve dhe trajtimi profesional ndaj fëmijëve, përherë mbetet në qendër të vëmendjes. Këtë e them për faktin se nga viti në vit kushtet dhe infrastruktura në këtë institucion parashkollor po vijnë duke u përmirësuar, e kjo falë bashkëpunimeve siç është edhe ky i sotmi”, thotë drejtoresha Kimete Hoxha-Jakupi. Ajo në emër të Institucionit Parashkollor “Albiona Asllani” falënderon dhe shpreh mirënjohje për SOS Kopshtin në Prishtinë, respektivisht znj. Remzije Krasniqi për donacionin e dhuruar.