Sot anekënd botës po mbahen aktivitete për ta shënuar “Ditën Botërore për Zhdukjen e Varfërisë”. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se në botë janë rreth 21 milionë njerëz të skllavëruar – më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë. “Çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë” ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Dita Ndërkombëtare Kundër Skllavërisë, 2 dhjetor shënon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …