Sot bëhen 12 vite nga rënia heroike e gjashtë dëshmorve në Brodec të Tetovës Ramadan Shyti, Fisnik Ameti, Imer Gavazi, Ferat Shahini, Fidan Fejzullahi dhe Visar Sinani. “Sot 12 vjet bëhen, kur ndodhi sulmi masiv i njësive policore-ushtarake të sllavo-maqedonisë, të urdhëruar dhe përkrahur nga Shqipfolësit “pushtet mbajtës” të kohës, mbi fshatrat e Malësisë së Tetovës, gjegjësisht mbi fshatin Brodec. Aty në atë kohë ishin të strehuar disa nga djemtë e luftës të pakënaqur me luftën heroike të tyre që kishin bërë në tri lufta UÇK-së, UÇPMB-së, UÇK-KOMBËTARE të cilët qeveritë e Kosovës dhe sllavo-Maqedonisë s’po i linte të qetë andej dhe këndej kufirit dhe që kishin fletë-arreste nga Kosova dhe Maqedonia, pasi paraprakisht disa prej tyre nuk e duruan padrejtësinë dhe vendosen të arratisen nga burgu i Dubravës në Kosovë, drejtë Brodecit. Atë mëngjes të kobshëm të nëntorit, forcat e sllavo-maqedonase e sulmuan Brodecin me arsenal të rëndë, trimat që ishin aty kishin marrur vendim që të mos dorëzoheshin ku dhe ka filluar edhe lufta e pabarabartë. Për afro 30 orë u luftua burrërisht, ku në fushën e nderit bien: Ramadan Shyti, Fisnik Ameti, Imer Gavazi, Ferat Shahini, Fidan Fejzullahi dhe Visar Sinani ku pas rënies tyre, i gjithë fshati u rrah barbarisht dhe u dënuan me burgje të rënda. Eliminimit të trimave dhe maltretimit terroristë qe iu bë banorëve të Brodecit, pushtetmbajtësit “Shqipfolës” në Shkup dhe Tetovë, e konsiderofshin “Aksion të suksesshëm” policor. Nëntë vite më pas populli iu jep lavdi atyre trimave, kundrejt politikanêve që i mallkon ditë për ditë. Lavdi të rënëve në Brodec, i përjetshëm qoftë kujtimi për to”, ka shkruar Gadaf Shyti.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …