Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe i kanë ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave të tjera të Drenicës, nga të cilët 44 ishin të zhdukur. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konfliktit në Kosovë. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Në kujtim të të rënëve nga kjo masakër, sot prej orës 09:00 krerët më të lartë të vendit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Rezallë. Ndërsa, në orën 12:30 nën patronatin e kryetarit Thaçi mbahet Akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …