Sot bëhen 74 vjet nga rënia heroike të komandantit të shquar të Shqipërisë Etnike, Shaban Palluzha

74 vjet nga rënia heroike e komandantit të forcave çlirimtare të Drenicës, Shaban Palluzha

Më 21 shkurt të vitit 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, që kishin rrethuar rajonin e Drenicës, në fshatin Tërstenik, ka rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë forcave serbe, komandanti popullor Shaban Polluzha, njëri ndër luftëtarët më të njohur shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha ishte njëri ndër komandantët  më të shquar gjatë viteve 1941- 1945, kur trojet shqiptare ishin bashkuar në një Shqipëri Etnike, por për shkak të ndasive dhe sulmeve nga forcat partizane jugosllave, nga ato bullgare e greke, nuk u arrit  ruajtja e tërësisë territoriale. Shabani me luftëtarët e tij ka marrë pjesë në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike edhe në Sanxhak, së bashku me Aqif Blytën e luftëtarë të tjerë ku kanë  luftuar kundër forcave partizane çetnike, që  ishin përpjekur të shfarosnin popullatën jo serbe të asaj krahine  Kryetrimit të Drenicës dhe të Kosovës së asaj kohe iu kishin bashkuar luftëtarë të njohur të Kosovës si kapiteni Mehmet Gradica, luftëtarët e NDSH-së dhe tërë popullata liridashëse e Drenicës e më gjerë. Lufta heroike e Shaban Palluzhës kishte frymëzuar brezat çlirimtarë jo vetëm në Drenicë por në mbarë Kosovën dhe në trojet e pushtuara shqiptare nga ish-RSFJ.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …