leoni

Astrit Dehari

Sot bëhen 8 vjet nga vdekja ende e pasqaruar juridikisht e Astrit Avni Deharit, në Burgun e Prizrenit

Sot bëhen 8 vjet nga vdekja e Astrit Deharit. Tetë vite më parë aktivisti i “Vetëvendosjes” Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij,  ku po mbahej në paraburgim, në Prizren, i cili  akuzohej bashkë me pesë aktivistë tjerë për gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës, me zollë. Për mos-zbardhjen e vdekjes së djalit të tij, ka folur babai i Astritit, Avni Dehari. Ai  deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria disa herë të zbardhet ky rast, por ajo e ka  konsideruar si ndërhyrje. Pushtetet janë të ndara dhe nuk kanë mundësi t’i përzihen Prokurorisë. Kanë kërkuar shpesh herë si ministrja dhe kabineti i saj që të zbardhet këtë rast edhe atë e kanë konsideruar si ndërhyrje. Avni  Dehari thotë se çështja e djalit të tij është në dorën e Prokurorisë, që nga fillimi e deri më sot janë të njëjtit persona që kanë qenë në vitin  2016 dhe nuk kanë bërë diçka më tepër, ka thënë mes tjerash, babai i Astritit, Avni Dehari.

 

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …