leoni

Sot bëhet 21 vjet nga masakrimi i 60 shqiptarëve nga policia dhe ushtria serbe në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Sot bëhet 21 vjet nga masakrimi i 60 shqiptarëve nga policia dhe ushtria serbe në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Sot shënohet përvjetori i masakrave të kryera nga Serbia në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës. Qytetarët ende e kujtojnë tmerrin që kanë përjetuar 21 vite më parë nga ushtria dhe policia e Serbisë. Ata përkujtojnë se në mes natës së 1 dhe 2 prill të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar në lagjen e parë të Gjakovës 60 shqiptar. Në këtë lagje janë vrarë dhe djegur për së gjalli fëmijë, burra dhe gra. Ndërkohë fushata vrastare e ushtrisë dhe policisë së Serbisë po realizohej edhe në fshatin Lybeiq të Pejës. Që në orët e hershme të mëngjesit të 1 prillit të vitit 1999, formacionet ushtarake dhe policore kishin shtënë nën rrethim të hekurt fshatin Lybeniq dhe vranë e masakruan shumë banor të këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …