Sot bëhen një vit nga vdekja e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Ai ka lindur më 3 qershor të vitit 1954 në Mitrovicë. Në vitin 1979 kishte përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1985 në Zagreb. Gjatë luftës së viteve 1998-99 Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës. Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i Mitrovicës së jugut. Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës, Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës, ndërsa Ibrahim Rugova ishte zgjedhur kryetar i Kosovës. Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006. Ndërsa gjatë periudhës 2010-2014 Rexhepi ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …