Sot po i zhvillon punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku deputetë po debatojnë lidhur me heqjen apo mos heqjen e taksës 100 për qind në mallrat serbe dhe ato të Bosnjës, të cilat janë vënë gjatë kohës së Qeverisë Haradinaj. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrat e Qeverisë Kurti nga radhët e LDK-së nuk janë duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për taksën. LDK-ja është duke e kërkuar që të hiqet taksa ashtu siç është duke kërkuar Amerika ndërsa kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars taksa do të hiqet pjesërisht dhe jo ashtu sikur kërkojnë autoritetet amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …