Kuvend i Kosoves

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan vendimin e Qeverisë, për masa emergjente në furnizimin me energji elektrike

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë  miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për masa emergjente në furnizimin e energjisë elektrike. Vendimi është miratuar me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë kundër. Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …