Kuvendi

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër Policisë së vendit

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht  kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër  Policisë së Kosovës. Ata kanë  kërkuar nga  faktori ndërkombëtarë  që të dënojë Serbinë;  të vlerësojë  punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë së Kosovë dhe të EULEX-it  e KFOR-it për të zmbrapsur dhe asgjësuar sulmet nga Serbia në veriun e vendit tonë; të ofrojë mbështetjen për Policinë e vendit për punën në tërë territorin; të kërkojë  nga institucionet të angazhohet për krijimin e bashkëjetesës së komuniteteve pakicë; pastaj pluralizmin politik te serbët. Rezoluta  kërkon nga Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mes tjerash konstaton nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, thuhet mes tjerash në Rezolutën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …