Sot dhe dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend për shkak të mos subvencionimit të operatorëve në këtë sektor

Dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend për shkak të mos subvencionimit të operatorëve në këtë sektor

Nga dita e mërkurë, për dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor. Kryetari i shoqatës në fjalë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se operatorët presin të mbështetën nga institucionet për shkak të humbjeve nga pandemia Covid-19. “Autobusët do të qëndrojnë në perone por nuk do të lëvizin në drejtim të Prishtinës apo prej qytetit në qytet. Ndërkaq, Këshilli Drejtues nesër [e mërkurë] e ka një takim për të përcjellë gjendjen. Ndoshta, qeveria do të reflektojë dhe nëse kjo ndodhë, atëherë ne grevën e pezullojmë, por nëse qeveria nuk reflekton greva është e pashmangshme”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …