Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian. Ky komisioni përbehet nga dy delegacione: delegacionit parlamentar të Kosovës që kryesohet nga deputeti Memli Krasniqi dhe delegacionit të parlamentarëve evropianë, që kryesohet nga Tonino Picula. Tema të diskutimit në mbledhjen e Komisionit Kosovë – BE do të jenë raportet Kosovë – BE, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i MSA-së, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe tema të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …